Ndërlidhjet

Filloi Haxhi, por ka shqetësime për rreshjet


Afro 2.5 milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota e kanë filluar Haxhillëkun në Arabinë Saudite, në qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë.

Por, fillimi i Haxhit të sivjemë është përshkruar me të reshura të mëdha dhe vërshime, nga të cilat kanë humbur jetën së paku 13 vetë, ndërsa qindra besimtarë myslimanë janë bllokuar në portin e Arabisë Saudite, Xheda.

Zyrtarët thanë se ndër viktimat e reshjeve të mëdha dhe vërshimeve nuk ka pelegrinë.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore të Arabisë Saudite, kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për dhënien e ndihmës mjekësore për të prekurit eventualë nga gripi i derrave.

Lidhur me sigurinë, janë angazhuar afro 100 mijë policë për ruajtjen e rendit në qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë.
XS
SM
MD
LG