Ndërlidhjet

Përvjetori i sulmeve në Mumbai


Mumbai
Mumbai
Më 26 nëntor 2008, 10 terroristë ndërmorën një varg sulmesh terroriste në qytetin më të madh të Indisë - Mumbai. Atje kishin arritur me anije dhe ishin të pajisur me armë automatike dhe me predha. Pasoi sulmi ndaj shumë caqeve të Mumbait dhe dy hoteleve të mëdha luksoze.

Forcat e sigurisë së Indisë zhvilluan betejë treditore me terroristët. Epilogu ishte 160 të vrarë, prej të cilëve 30 shtetas të huaj.

Kryeministri i Indisë, Manmohan Sing, kishte deklaruar:

"Kemi pasur sulme terroriste edhe më herët, por këto ishin ndryshe. Ishin sulme të zhvilluara nga terroristë të trajnuar lart, të armatosur mirë dhe që goditën qytetet tona më të mëdha".

Përgjegjësinë për sulmet e mori grupi militant i quajtur Lashkar e Taiba, që ka selinë në Pakistan. Këto sulme terroriste tensionuan raportet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG