Ndërlidhjet

Berlin: Komandanti dha dorëheqje lidhur me Afganistanin


Një komandant i lartë ushtarak i Gjermanisë ka dhënë dorëheqje lidhur me një sulm ajror në Afganistan, nga i cili u vranë disa civilë.

Duke e shpallur këtë dorëhqeje në Parlamentin gjerman, ministri i mbrojtjes, Karl Teodor cu Gutenberg, tha se gjenerali Volfgang Shnajderhan ka dështuar për të dhënë informamcion adekuat lidhur me incidentin.

Më 4 shtator të këtij viti, komandanti gjerman e ka ftuar NATO-n për një sulm ajror kundër dy tankerëve, që ishin rrëmbyer nga talibanët në provincën veriore, Kunduz, duke u frikësuar se ata do të përdoreshin për sulme kundër ushtarëve.

Zyrtarët afganë kanë thënë se nga sulmi ajror ishin vrarë më se 100 vetë, përfshirë së paku edhe 30 civilë.

Ky sulm në Kunduz, kishte shkaktuar shqetësim në Gjermani, ku, sipas hulumtimeve të opinionit, shumica e popullatës e kundërshton involvimin e Gjermaninë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG