Ndërlidhjet

logo-print

Kina zotohet të kufizojë emisionet e gazrave



Kina u zotua sot të ngadalaësojë rritjen e emisionit të dioksid karbonit si pjesë e kontributit të saj për të luftuar ngrohjen globale.

Zotimi vjen pak javë para samitit të Kopenhagës.

Kina tha se deri në vitin 2020 do ta reduktojë emisionin e dioksid karbonit për 40 deri 45 %, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Më herët, Kina njoftoi se kryeministri Wen Xhaiabo do të marrë pjesë në konferencën në kryeqytetin e Danimarkës që do të mbahet prej 7 deri 18 dhjetor.
XS
SM
MD
LG