Ndërlidhjet

ElBaradei i zhgënjyer nga Irani



Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha sot se Irani nuk po bashkëpunon me hetimet se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Mohamed ElBaradei gjithashtu shtoi se është “i zhgënjyer” sepse Irani ka dështuar të bjerë dakord me propozim planin e agjencisë për karburantin bërthamor, i cili synon t’i ulë tensionet rreth programit bërthamor të Teheranit.

Ai i bëri këto komente në filim të takimit dy ditor të bordit të agjencisë në Vjenë.

Diplomatët thonë se në takim me siguri do të votohet për rezolutën lidhur me mospërfilljen e Iranit ndaj kërkesave ndërkombëtare.

Rezoluta është mbështetur nga gjashtë fuqitë e mëdha botërore, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, plus Gjermania, të cilat kanë negociuar me Iranin rreth programit bërthamor të tij.
XS
SM
MD
LG