Ndërlidhjet

Tadiq: Qasje tjetër ndaj Kosovës


Qeveria e Serbisë

Qeveria e Serbisë



Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi se në negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës nevojitet qasje tjetër dhe se jofleksibiliteti është një nga problemet themelore në Serbi.



“Kjo është ajo që sot i duhet Serbisë, qasje tjetër. Jofleksibiliteti është njëri nga problemet themelore, me të cilin po përballemi. Inovacioni është më se i nevojshëm në sjelljen e vendimeve politike”,
ka thënë Tadiq në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

“Ai që e ka mësuar mësimin e thjeshtë se qasja e ngurtë dhe tradicionale, e cila nuk dha rezultate, nuk mund të përsëritet as në të ardhmen, e humb të drejtën dhe legjitimitetin për ta bërë punën në të tashmen”, ka thënë presidenti serb.

Në fjalimin drejtuar akademikëve, Tadiq ka thënë se në mesin e tyre ka njerëz, të cilët “janë të aftë të japin kontribut për interesat e shtetit dhe shoqërisë”, por ka edhe anëtarë të ASHAS “të cilët ndoshta nuk kontribuojnë si duhet për proceset pozitive”.

“Sidoqoftë, çdo mendim është i mirëseardhur dhe për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm. Ne duhet të lëmë pas vetes kohën kur njerëzit trajtoheshin si të rrezikshëm për shkak të mendimit të ndryshëm dhe si tradhëtarë për shkak të qasjes së ndryshme, sepse nga i ashtuquajturi mendim patriotik i ngurtë dhe tradicional, shoqëria nuk ka pasur kurrfarë dobie, por vetëm ka vuajtur”, ka thënë presidenti serb.
XS
SM
MD
LG