Ndërlidhjet

Miratohet strategjia për zgjërimin e BE-së



Parlamenti Evropian e miratoi sot rezolutën për “Strategjinë e zgjërimit të Bashkimit Evropian”, në të cilën, Këshillit të Ministrave i rekomandohet që të përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe Islanda.

Stratregjinë e zgjerimit të BE-së e ka hartuar Komisioni Evropian.

Komisionari për Zgjerim, Oli Ren dhe ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit e kryeson presidencën e BE-së, dje e konfirmuan gatishmërinë e Bashkimit Evropian, që vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE, por me respektimin rigoroz të kushteve të parapara.

Bildt tha se edhe në rastin e Kosovës duhet të lëvizet përpara drejt përfshirjes në Evropë.
XS
SM
MD
LG