Ndërlidhjet

Kuçi: Akuzat për manipulim – fushatë zgjedhore


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka cilësuar akuzat për manipulim votash, pjesë të fushatës zgjedhore.

Akuzat kanë ardhur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Është koha e fushatës elektorale. Nuk kam dëshirë ta përziej punën e Qeverisë me këtë çështje. Por, vendimet e KZAP-it, kanë treguar më së miri”, ka thënë Kuçi, duke rekomanduar që, “të pritet deri më datën 13 dhjetor dhe t’u besohet institucioneve të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG