Ndërlidhjet

Rusi: Polici rrahu njeriun për vdekje



Një oficer policie i Rusisë raportohet se ka rahur për vdekje një njeri në Shën Petersburg.

Komiteti hetues nga zyra e prokurorisë tha se është po e heton vdekjen e njeriut, i cili kishte vdekur në fillim të muajit, pasi polici e "kishte shkelmuar shumë herë në stomak".

Deklarata është njoftimi i dytë zyrtar brenda një jave për vdekje nga duart e policisë.

Në fillim të javës, tre oficerë policie në Moskë u arrestuan nën dyshimin se e kishin rrahur keqas një burrë nga Abhazia, rajon separatist i Gjeorgjisë, i cili pak më vonë kishte vdekur.
XS
SM
MD
LG