Ndërlidhjet

Sejdiu uron besimtarët myslimanë



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

"Kurban Bajrami simbolizon sakrificën për paqe dhe lumturinë e të gjithë njerëzve, dhe forcon ndjenjën e solidaritetit", ka thënë presidenti Sejdiu.

Ai ka shtuar se Kosova sivjet e feston Kurban Bajramin me të arritura të mëdha në të gjitha fushat.

"Përveç përparimit solid ekonomik, kishte përparim edhe në afirmimin e vendit tonë në botë. Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 63 vende, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë me miqtë tanë që të sigurojmë njohje të reja", ka thënë Sejdiu.

Festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë ua kanë uruar edhe përfaqësues të partive politike.
XS
SM
MD
LG