Ndërlidhjet

SHBA shtyjnë afatin e traktatit me Rusinë



Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë afatin për kompletimin e marrëveshjes së re për kontrollin e armatimit me Rusinë, e cila do ta zëvendësojë traktatin START nga koha e Luftës së Ftohtë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelli tha se "presidentët Obama dhe Medvedev janë të përkushtuar që marrëveshja të kompletohet deri në fund të vitit".

Afati i skadimit të marrëveshjes START ishte 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG