Ndërlidhjet

Prishtinë: Festohet Kurban Bajrami


Në Xhaminë e Qytetit në Prishtinë, besimtarët myslimanë falën Namazin e Kurban Bajramit.

Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij ka thënë se Kurban Bajrami përforcon ndjenjën e humanitetit, të solidaritetit dhe të bamirësisë.

Ai ka kërkuar ruajtjen e “vlerave fetare e kombëtare” dhe punë për një të ardhme sa më të mirë të Kosovës, në mënyrë që “interesi i përgjithshëm i vendit të jetë mbi interesat e ngushta personale”.

Me rastin e Kurban Bajramit sot në Kosovë është ditë pushimi.
XS
SM
MD
LG