Ndërlidhjet

Iran: Ebadit i konfiskohet Çmimi Nobel


Autoritetet e Iranit i kanë konfiskuar veprimtares Shirin Ebadi, Çmimin Nobel për Paqe, që ajo e kishte fituar në vitin 2003.

Ministri i jashtëm i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, tha se marrja e medaljes së artë është shokuese dhe ka ndodhur për të parën herë në historinë 108 vjeçare të këtij çmimi prestigjioz.

Ministria e jashtme norvegjeze e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Iranit për të protestuar.

Nuk ka pasur reagim zyrtar të Teheranit. Shirin Ebadi tha se ajo nuk mund të frikësohet.

Zonja Ebadi, për një kohë të gjatë është ballafaquar me keqtrajtim nga autoritetet iraniane, të cilat i kanë goditur fuqishëm kundërshtarët, prej protestave masive, që shpërthyen pas rizgjedhjes kontestuese të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG