Ndërlidhjet

Britani: SHBA-të kërkojnë hakerin


Qeveria britanike thotë se nuk do ta parandaloj dorëzimin e një hakeri, që është i akuzuar për depërtim në kompjuterët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i brendshëm, Alen Xhonston, tha se nuk do të intervenoj në rastin e hakerit, Geri Mekkinon.

Prokurorët amerikanë thonë se ai kishte depërtuar në sistem, pak kohë pas sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

Mekkinon pretendon se ai po kërkonte prova për jetë në një botë tjetër.

Avokati i tij tha se ai ka një formë të autizmit dhe se ka rrezik, që nëse ekstradohet, mund të bëjë vetëvrasje.
XS
SM
MD
LG