Ndërlidhjet

Kinë: U ekzekutuan dy trafikantë të fëmijëve


Kina ka ekzekutuar dy persona të dënuar për rrëmbim dhe trafikim të së paku 15 fëmijëve.

Mediat shtetërorte raportojnë se personat ishin ekzekutuar dje, pasi ishin dënuar për rastet në provincën jugperëndimore, Junan dhe në atë qendrore, Henan.

Duket se këto dy raste u publikuan në kuadër të fushatës kundër trafikimit të fëmijëve.

Gjatë gjashtë muajve të këtij viti, policia ka shpërtuar më se 2 mijë fëmijë nga bandat e trafikimit.
XS
SM
MD
LG