Ndërlidhjet

ANEB miratoi rezolutë për Iranin



Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e ka miratuar rezolutën, e cila e kritikon Iranin se fshehurazi po e zhvillon pasurimin e uraniumit, dhe i kërkon që menjëherë ta pezullojë projektin.

Kjo është e para herë në katër vjet që agjencia miraton një rezolutë që sanksionon Iranin.

Diplomatët thanë se nga 35 anëtarët e Bordit të guvernatorëve të agjencisë, 25 vende votuan për rezolutën.

Tre vende, Venecuela, Kuba dhe Malajzia votuan kundër, ndërsa 6 vende abstenuan.

Rezoluta u sponsorizua nga gjashtë fuqitë botërore, SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, të cilat ishin të involvuara në negociatat për Iranin.
XS
SM
MD
LG