Ndërlidhjet

logo-print

Irani mohon se i konfiskoi Ebadit medaljen Nobel



Ministria e Jashtme e Iranit tha se Norvegjia nuk ka të drejtë të kritikojë Iranin për konfiskimin e Çmimit Nobel për Paqe të aktivistes për të drejtat e njeriut Shirin Ebadi.

Të enjten, Ebadi tha se autoritetet ia kanë marrë medaljen dhe diplomën para tri javësh, duke i thënë se ajo duhet të paguajë taksat për çmimin prej 1.3 milionë dollarëve që e ka marrë.

Norvegjia tha se marrja e medaljes së artë është shokuese dhe ka ndodhur për të parën herë në historinë 108 vjeçare të këtij çmimi prestigjioz.
Ministria e jashtme norvegjeze e ftoi të ngarkuarin me punë të Iranit për të protestuar.

Ministria e Jashtme e Iranit tha se Norvegjia nuk ka të drejtë të kritikojë Iranin për zbatimin e ligjit të taksave.

Ebadi një kohë të gjatë përballet me keqtrajtim nga autoritetet iraniane, të cilat i kanë goditur fuqishëm kundërshtarët, prej protestave masive, që shpërthyen pas rizgjedhjes kontestuese të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor.
XS
SM
MD
LG