Ndërlidhjet

Franca mbështet Rusinë për Rrymën e Jugut



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se gjiganti francez i energjetikës EDF është dakorduar që me Gazpromin rus të ndërtojnë një konzorcium të përbashkët për ta ndërtuar gazsjellësin Rryma e Jugut.

Putin sot bisedoi me udhëheqësit e Francës në Paris për të kërkuar investime në industrinë e automjeteve dhe projekteve energjetike në Rusi.

Gazsjellësi Rryma e Jugut, që do të kalojë nën Detin e Zi, do të pompojë gaz natyror nga Rusia në Itali dhe Evropën Qendrore, duke anashkaluar Ukrainën.

Ky projekt i konkuron projektit Nabuko, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të importuar gaz nga Azia Qendrore përmes Turqisë.

Ndërkohë, prodhuesi i automjeteve Renault është dakorduar të japë një ndihmë finansiare për të ristrukturuar prodhuesin rus Avtovaz.
XS
SM
MD
LG