Ndërlidhjet

Berlin: Dorëhiqet ministri Jung për viktimat afgane



Ministri gjerman i Punës Franc Jozef Jung ka dhënë dorëheqje për shkak të viktimave civile në Afganistan gjatë një sulmi në shtator, kur ai ishte ministër i Mbrojtjes.

Jung u tha gazetarëve se dorëheqjen ia ka paraqitur kancelares Angela Merkel.

Sulmi ajror i NATO-s në 4 shtator, në të cilin vdiqën dhjetra civilë në provincën Kunduz, ishte urdhëruar nga një komandant gjerman.

Asokohe Jung vazhdimisht mohonte se janë vrarë civilë në sulmin, i cili kishte në shënjestër dy cisterna që i kishin kapur talibanët.

Të enjten gjithashtu dhanë dorëheqje edhe dy zyrtarë të lartë të ushtrisë gjermane.
XS
SM
MD
LG