Ndërlidhjet

SHBA: Tregjet bien nga problemet në Dubai



Tregjet amerikane të bursave kanë rënë dukshëm pas problemet me borxhet në Dubai i nxitën frikat për një turbullirë të re globale finansiare.

Indeksi industrial Dou Xhons ra për 170 pikë, kurse indekset tjera ranë për afro 2 përqind që nga hapja e bursës.

Rëniet e para në tregjet amerikane ishin reagime ndaj lajmeve të së mërkurës se Dubai ka kërkuar ta shtyjë pagesën e borxhit prej miliarda dollarëve të kompanisë shtetërore Dubai World.

Analistët thonë se investitorët druajnë se kjo mund ta vonojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga recesioni.

Kryeministri britanik Gordon Braun sot e shprehu bindjen se problemi i borxheve në Dubai është i kufizuar dhe i lokalizuar.
XS
SM
MD
LG