Ndërlidhjet

SHBA: Durimi rreth Iranit ka kufi



Shtëpia e Bardhë tha se durimi i Shteteve të Bashkuara dhe i ndërkombëtarëve rreth programit bërthamor të Iranit është i kufizuar dhe se koha po kalon.

Zëdhënësi Robert Gibs tha se nëqoftëse Irani refuzon t’i përmbushë obligimet e veta, atëherë do të jetë “përgjegjës për izolimin në rritje dhe pasojat”.

Komentet u bënë disa orë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore miratoi një rezolutë, ku dënon Iranin se fshehurazi po e zhvillon pasurimin e uraniumit, dhe i kërkon që menjëherë ta pezullojë projektin.
XS
SM
MD
LG