Ndërlidhjet

OBSH: 1.000 të vdekur në javë nga H1N1



Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 7.826 njerëz kanë vdekur në botë nga virusi H1N1.

Në raportin e OBSH-së javor thuhet se rreth 1 mijë njerëz kanë vdekur vetëm gjatë javës së fundit, që paraqet rritje për 16 përqind.

Javën e kaluar është vërejtur rritje e numrit të viktimave nga gripi i ri në Evropë, ku deri tani kanë vdekur 650 njerëz, nga të cilët 300 vetëm brenda një jave, që paraqet rritje për 85 përqind.

Sipas OBSH-së, Amerika ende mbetet kontinenti më i goditur nga pandemia e gripit të ri.
XS
SM
MD
LG