Ndërlidhjet

Rusi: Nga përplasja e trenit – 30 të vdekur


Së paku 30 vetë kanë humbur jetën, ndërsa afro 100 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një treni të udhëtarëve në Rusi.

Treni po qarkullonte në relacionin nga Moska për në Shën Petersburg, kur ai u përplas dhe doli nga binarët. Ky incident ndodhi mbrëmë vonë.

Vlladimir Jakunin nga Kompania kombëtare e hekurudhave të Rusisë, tha se një pajisje shpërthyese e vendosur nën tren ndoshta e ka shkaktuar përplasjen e disa vagonave të trenit dhe daljen e tyre nga binarët.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se prokurorët këtë përplasje po e trajtojnë si rast penal me akuza për terrorizëm dhe posedim ilegal të eksplozivit.
XS
SM
MD
LG