Ndërlidhjet

Shqipëri: Festohet 28 Nëntori


Në Shqipëri sot shënohet 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë.

Planifikohet, që gjatë ditës, të zhvillohet një sërë veprimtarish, ndërsa manifestimi kryesor pritet të mbahet në Vlorë, qytet ku më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali, ngriti Flamurin e Pavarësisë.

Dita e Pavarësisë shënohet edhe në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në urimin e tij, theksoi se “kjo ditë shënon festën e shqiptarëve kudo, që çdo 28 Nëntor e kremtojnë me krenari Ditën e Flamurit, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë”.

Raportohet se për në Vlorë, janë nisur edhe shumë kosovarë, për të marrë pjesë në kremtimet për 28 Nëntor. Shumë prej tyre natën e kanë kaluar në Tiranë, ndërsa në mëngjes janë nisur për në Vlorë.

Presidenti Bamir Topi tha se “u uroj shqiptarëve për këtë festë të madhe”, ndërsa kryeministri Berisha theksoi se “Jemi krenarë me historinë tonë, flamurin me të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë shqiptarë, flamurin për të cilin ranë mijëra djem e vajza”.

Lideri i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, sot do të jetë në Vlorë për të marrë pjesë në manifestimet me rastin e Ditës së Pavarësisë.
XS
SM
MD
LG