Karld Bildt, ministër i jashtëm mi Suedisë, vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se nuk pret që Greqia do të paraqesë veto në përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE, për shkak të kontestit 18 vjeçar për emër ndërmjet Shkupit dhe Athinës.
“Nuk mendoj se gjërat do të shkojnë në këtë drejtim”, tha ministri Bildt, në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Maqedoni.
AFP mëtutje raporton se zoti Bildt kishte ardhur në Shkup për të diskutuar mënyrën për t’ju shmangur vetos së mundshme të Greqisë në hapje të bisedimeve për pranin ndërmjet Maqedonisë e BE-së.
Lidhur me kontestin për emër, tashmë Greqia e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO.
Lidhur me këtë çështje mbrëmë janë takuar kryeministri grek Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Gruevski. Zoti Gruevski deklaroi se “nuk u arrit përparim në kontestin për emër”.