Ndërlidhjet

Fille: Ballkani nuk do të mbetet anash


Komisionari i posa emëruar për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fille, tha se është e domosdoshme që të vazhdojnë bisedimet për zgjerim dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë të hyjnë në BE, nuk do të mbeten anash.

Zoti Fille, që është na Çekia, u tha mediave çeke, se Ballkani Perëndimor, së bashku me Kroacinë dhe Turqinë, janë vendet që ai do t’i vizitoj më së shpeshti.

Ai theksoi se edhe më parë ka qenë në “Kosovë, Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe në Kroaci”.
Sipas tij, “tash nuk është momenti për të supozuar se cili vend do të mund të bëhej anëtar i ardhshëm i BE-së”.
XS
SM
MD
LG