Ndërlidhjet

Prishtinë: Ministri Hyseni udhëton për në Hagë


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, udhëton sot për në Hagë, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, njofton Zyra për informim e Ministrisë së jashtme.

“Të dielën ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime me ekspertët ligjorë të Republikës së Kosovës në këtë proces. Këto takime do të vazhdojnë edhe të hënën, me qëllim të harmonizimit përfundimtar dhe finalizimit të deklaratave, të cilat do të prezantohen para gjykatës”, thuhet në njoftim.

Seancat dëgjimore para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë fillojnë të martën, më 1 dhjetor. Radha e paraqitjes së Kosovës para GJND-së është po atë ditë në orën 15.00 dhe do të zgjasë 3 orë. Fjalën hyrëse në këtë paraqitje do ta ketë përfaqësuesi i Republikës së Kosovës, ministri Hyseni. Fjala e ministrit Hyseni do të pasohet nga paraqitjet e ekspertëve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë, Majkëll Vud, Daniel Myller dhe Shin Marfi.
XS
SM
MD
LG