Ndërlidhjet

Afganistan: Të burgosurit ikën nga burgu


Policia tha se disa të burgosur gjatë natës kanë ikur nga një burg në provincën Farah, në perëndim të Afganistanit.

Një zyrtar lokal i policisë tha se të burgosurit kishin ikur nëpërmjet të një tuneli, që ata e kishin hapur nga qelia e tyre. Sipas tij, ndër të ikurit kishte edhe militantë talibanë, dilerë të drogës dhe kriminelë të tjerë.

Një i burgosur që u zu gjatë përpjekjes për të ikur, tha se tuneli ishte hapur për 10 ditë dhe planifikohej që nga burgu të iknin të gjithë të burgosurit.
XS
SM
MD
LG