Ndërlidhjet

logo-print

Braun: Konferencë për Afganistanin


Kryeministri Gordon Braun, tha se Britania do të jetë organizuese e një konference ndërkombëtare për Afganistanin, në fund të muajit janar.

Ai tha se në këtë tubim në Londër, do diskutohet për synimet e qarta, që do ta mundësonin tërheqjen eventuale të trupave ndërkombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Bak Ki-mun, tha se pas konferencës së Londrës do të organizohet edhe një takim tjetër në Kabul të Afganistanit.

Këto komente ata i bënë në samitin e Komonveltit, që po mbahet në Trinidad e Tobago.
XS
SM
MD
LG