Ndërlidhjet

SHBA: Të paftuarit ishin takuar me Obamën


Shtëpia e Bardhë tash thotë se çifti bashkëshortor, që është përvjedhur nëpër kontrollin e sigurisë për të marrë pjesë i paftuar në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, ishte takuar me presidentin Barak Obama.

Në fotografitë e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, shihet zoti Obama duke e pritur çiftin e pasur, Tarik dhe Mishele Salahi, në vendin për pritjen e mysafirëve për darkën shtetërore këtë javë.

Shërbimi sekret tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” lidhur me këtë lëshim të sigurisë.
XS
SM
MD
LG