Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Përplasja e trenit – akt terrorist


Zyrtarët rusë thonë se bomba ka shkaktuar daljen e trenit të udhëtarëve nga binarët, që për pasojë kishte vdekjen e 25 personave dhe plagosjen e më se 100 të tjerëve.

Aleksander Bortnikov, shef i shërbimit rus të inteligjencës, i tha presidentit Medvedev, se bomba e fuqishme sa 7 kilogram të materjes TNT, e kishte shkaktuar përplasjen e trenit mbrëmë vonë, derisa ai po qarkullonte nga Moska në Shën Petersburg.

Hetuesit kanë thënë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur elemente të pajisjes shpërthyese.

- Mund të themi me siguri se ky ishte një akt terrorist. Rrjedhimisht hetimet janë hapur në dy pika: terrorizëm dhe trafikim ilegal i armatimit, tha zëdhënësi i ekipit të hetuesve, Vlladimir Markin.
XS
SM
MD
LG