Ndërlidhjet

Iran: Ulim bashkëpunimin me ANEB-ën



Irani mund të ulë ndjeshëm shkallën e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Dekalarata e kreut të parlamentit, Ali Larixhani u bë pas miratimit të rezolutës nga agjencia e Kombeve të Bashkuara, ku i kërkohej Iranit të ndërpresë punimet në një uzinë të re bërthamore afër Komit, dhe të pezullojë të gjitha aktivitetet që lidhen me pasurimin e uraniumit.

Të shtunën, i dërguari iranian pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, tha se Teherani do të vazhdojë me aktivitetet bërthamore, pavarësisht rezolutave të miratuara nga agjencia në fjalë apo Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG