Ndërlidhjet

Honduras: Zgjedhje nën masa të rrepta sigurie



Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Honduras. Votimet po zhvillohen pesë muaj pas grushtit të shtetit që largoi nga detyra presidentin Manuel Zelaja.
Në zgjedhjet e sotme nuk po kandidojnë as Zelaja dhe as udhëheqësi real i Hondurasit, Roberto Miçeleti.

Zelaja, i cili gjendet i strehuar në Ambasadën e Brazilit në Honduras, ka thënë se pranimi i zgjedhjeve do të ishte fitore për autorët e grushtit të shtetit.
Në kryeqytetin e Hondurasit masat e sigurisë janë shtuar së tepërmi.
XS
SM
MD
LG