Ndërlidhjet

BE-Kinë, bisedime për financat



Zyrtarët kryesorë të financave evropiane takohen gjatë ditës me kryeministrin kinez Ven Xhiabao. Shkëmbimi i monedhës kineze në tregun financiar ndërkombëtar do të jetë në qendër të bisedimeve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Kinën se artificialisht e mban të ulët vlerën e jenit kinez. Kontrolli ndaj vlerës së monedhës kineze i jep Pekinit avantazhe në eksportin e mallrave.
XS
SM
MD
LG