Ndërlidhjet

Irani jep 20 milionë dollarë për militantët



Parlamenti i Iranit ka miratuar një fond prej 20 milionë dollarësh për të mbështetur grupet militante jashtë vendit. Mediat zyrtare iraniane nuk i kanë dhënë emrat e grupeve që do të përfitojnë nga ky fond.

Aktualisht Teherani mbështet grupin militant Hezbullah në Liban dhe Hamasin në Rripin e Gazës.

Burimet zyrtare njoftuan se fondi do të përdoret dhe për hetimin e rasteve ku dyshohet se Shtetet e Bashkuara apo Britania kanë shkelur të drejtat e njeriut apo kanë organizuar komplote kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG