Ndërlidhjet

SHBA humbi rastin të kapte Bin Ladenin

  • RFE /RL

Osama bin Laden

Osama bin Laden


Ushtria amerikane ka mundur ta kapë, ose ta vrasë Osama bin Ladenin në vitin 2001, nëse do të organizonte sulme të bashkërenduara në vendin ku ai fshihej në Afganistan. Ky përfundim arrihet në një raport të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.


Arratisja e kreut të Al Kaidës atë kohë ishte një mundësi e humbur, që ndryshoi drejtimin e luftës dhe u hapi rrugën kryengritjeve në Afganistan dhe në Pakistan.

“Eliminimi i kreut të Al-Kaidës tetë vjet më parë ishte jo vetëm një mundësi e humbur për të eliminuar një kërcënim global. Vendimet që i hapën derën arratisjes së tij në Pakistan, e lejuan Bin Ladenin të dilte si një figurë simbolike e fuqishme, që ende tërheq burime financiare dhe frymëzon fanatikë në të gjithë botën”
, thuhet në raportin e Senatit amerikan.

Raporti ishte veçanërisht kritik për udhëheqësit ushtarakë në administratën Bush, përfshirë shefin e Pentagonit, Donald Rumsfeld, dhe kreun e komandës ushtarake, gjeneralin Tomi Frenks.

Kreu i Komitetit, senatori Xhon Kerri ka pohuar se administrata Bush humbi mundësinë të kapte Bin Ladenin dhe ndihmësit e tij kryesorë në vitin 2001 në Tora-Bora, vetëm disa muaj pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Raporti po bëhet publik pak ditë para se presidenti amerikan Obama të bëjë të njohur strategjinë e tij në Afganistan.
(I.B.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG