Ndërlidhjet

Braun i pakënaqur me moskapjen e Bin Ladenit



Kryeministri britanik, Gordon Braun, i ka bërë thirrje Pakistanit të shtojë përpjekjet për gjetjen eudhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Në një paraqitje televizive, Braun ka thënë se dëshiron të shohë më shumë përparim në gjetjen e Osama bin Ladenit dhe personit numër dy të këtij grupi, Ajman al-Zavahiri. Të dy besohet se po fshihen në Pakistan.

Braun mendon se është dashur të bëhet më shumë në këtë drejtim gjatë këtyre 8 viteve.
XS
SM
MD
LG