Ndërlidhjet

BE i heq vizat Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi



Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin që qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi t’u hiqen vizat për udhëtim në vendet e BE-së.

Me këtë vendim, këto vende vihen në listën “e bardhë” Shengen, që nënkupton se nuk do duhet të aplikojnë për viza për vendet e BE-së, përveç për në Britani dhe Irlandë.

Vendimi, i cili hyn në fuqi në 19 dhjetor, vlen vetëm për ata persona që kanë pasaporta biometrike.

Qytetarët e këtyre vendeve do të mund të qëndrojnë në vendet e BE-së më së shumti 3 muaj gjatë një gjysmë viti, por pa të drejtë për të punuar.
XS
SM
MD
LG