Ndërlidhjet

Karaxhiqi sfidon Gjykatën e Hagës



Radovan Karaxhiqi përmes një mocioni synon të sfidojë ligjshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Karaxhiqi pretendon se Këshilli i Sigurimit ka tejkaluar kompetencat e veta kur ka krijuar gjykatën në fjalë në vitin 1993.

Prokuroria nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje mocionit të Karaxhiqit.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve të ’90-ta akuzohet nga Gjykata për gjenocid dhe krime lufte. Ai përballet me 11 akuza.

Karaxhiqi po vetmbrohet dhe pretendon se nuk i është dhënë koha e mjaftueshme për tu përgatitur për mbrojtjen. Gjykimi ndaj Karxhiqit filloi tetorin e kaluar. Karaxhiqi u arrestua në korrik të vitit 2008, pas 13 vitesh në arrati.
XS
SM
MD
LG