Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Askush s’ka imunitet politik



“Kërkoj nga të gjithë që të jeni në anën e ligjit. Askush nuk do të ketë imunitet apo mbrojtje politike në kundërshtim me ligjin”, tha në takimin e rradhës së Këshillit të Sigurisë së Kosovës kryeministri Hashim Thaçi.

Ai theksoi se së fundi janë vërejtur sinjale që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe futjen në anarki të institucioneve të shtetit. Me këtë rast Thaçi i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë në bazë të ligjit dhe në mbrojtje të ligjit.

Thaçi në fund të takimit ka theksuar se të gjitha rastet e përfolura “duhet të hetohen dhe të shikohen deri në fund. Ligji duhet të mbizotërojë në këtë vend”.
XS
SM
MD
LG