Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Të ndriçohen të gjitha krimet


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një komunikate për media ka kërkuar sot nga institucionet e drejtësisë “që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe për dënimin e autorëve të tyre”.

Në njoftimin për media, thuhet se presidenti “ka përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit pas prezantimit të deklaratave publike të një qytetari - shtetas i Republikës së Kosovës, për krimet dhe veprat e tjera të kundërligjshme të bëra në Kosovë, në të cilat, sipas tij, ai është pjesëmarrës dhe dëshmitar”.

Presidenti Sejdiu insiston që organet e ndjekjes dhe të drejtësisë, të Kosovës dhe të EULEX-it, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, të parapara me ligj, për të ndriçuar të gjitha të dhënat e ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligjet në fuqi.

“Unë si president i vendit, sikur edhe deri më tash, do të angazhohem për funksionimin e plotë të institucioneve të vendit dhe të funksionimit të shtetit ligjor dhe të sundimit të ligjit”, ka theksuar presidenti Sejdiu.

Përmes njoftimit për media, presidenti Sejdiu ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që, përkundër shqetësimeve, të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit.
XS
SM
MD
LG