Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohen referendume kundër minareve



Partitë e ekstremit të djathtë në Danimarkë dhe në Hollandë deklaruan sot se dëshirojnë mbajtjen e referendumit për të ndaluar ndërtimin e minareve në këto vende.

Kryetarja e Partisë Popullore Daneze, Pia Kjarsgard mirëpriti rezultatin e referendumit në Zvicër dhe theksoi se partia e saj do kërkojë mbajtjen e një referendumi të ngjashëm. Partia në fjalë ka 25 vende në parlamentin me 179 anëtarë. 60 vota duhen në parlamentin danez për të mundësuar mbajtjen e një referendumi.

Edhe politikani i ekstremit të djathtë në Hollandë, Gert Vilders tha se “do t’i kërkojë qeverisë të mundësojë një referendum të ngjashëm si ai në Zvicër”.

Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian, kritikoi rezultatin e referendumit në Zvicër, duke e cilësuar atë si rezultat të paragjykimeve.
XS
SM
MD
LG