Ndërlidhjet

logo-print

Miratohet më shumë autonomi për Vojvodinën



Ligjvënësit në Serbi kanë miratuar më shumë autonomi për rajonin verior të Vojvodinës. Ligji u miratua sot me 138 vota për dhe 23 kundër. Votimi u mbajt megjithë protestat e nacionalistëve se se një hap i tillë do të çojë drejt ndarjes sipas skenarit të Kosovës.

Ligji i rikthen Vojvodinës një pjesë të mirë të pushtetit, të cilin ia morri në fund të viteve ’80-të Sllobodan Millosheviqi.

Qeveria në Beograd tha se ligji është pjesë e paketës ligjore në kuadër të reformave për BE-në.

Rreth 14% e 2 milionë banorëve të Vojvodinës janë hungarezë.
XS
SM
MD
LG