Ndërlidhjet

Obama nis strategjinë e re në Afganistan



Presidenti amerikan Barak Obama ka urdhëruar zbatimin e strategjisë së re në Afganistan dhe po informon udhëheqësit e Rusisë, Britanisë e Francës për planet e tij.

Më 1 dhjetor pritet që Obama të urdhërojë dërgimin e dhjetëra mijëra trupave shtesë në Afganistan.

Ndërkohë Britania ka njoftuar sot se do të rrisë me 500 ushtarë prnainë e vetë në Afganistan. Numri i trupave britanike në Afganistan në këtë mënyrë do të shkojë në 9500. Londra ka kushtëzuar dërgimin e trupave shtesë me rritjen e angazhimit nga qeveria afgane për të ofruar në trainime ushtarë dhe policë të gatshëm që të përfshihen në luftime.
XS
SM
MD
LG