Ndërlidhjet

Shpërthimi në trenin rus


Treni, pas daljes nga binarët...
Treni, pas daljes nga binarët...
Numri i viktimave në Rusi, që pësuan nga dalja e trenit nga binarët, është rritur në 26, pasi edhe një pasagjer i plagosur ndërroi jetë në një spital të Moskës. Zyrtarët rusë thonë se bomba ka shkaktuar incidentin.

Aleksander Bortnikov, shef i shërbimit rus të inteligjencës, i kishte thënë presidentit Medvedev, se bomba e fuqishme sa 7 kg të materjes TNT, e kishte shkaktuar përplasjen e trenit, derisa ai po qarkullonte nga Moska në Shën Petersburg.

Hetuesit thanë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur elemente të pajisjes shpërthyese.

Më shumë se 100 vetë u plagosën dhe disa pasagjerë mbesin ende të zhdukur.

Russian Train Bombing
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:48 0:00
XS
SM
MD
LG