Ndërlidhjet

Obama i shpreh ngushëllime Medvedevit



Presidenti Barak Obama i ka telefonuar presidentit rus Dimitri Medvedev për t’i shprehur ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara për 26 viktimat nga shpërthimi në trenin rus.

Autoritetet ruse kanë hapur hetime terroriste për të gjetur autorët e vënies së bombës, e cila e nxorri nga binarët trenin që udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg.

Kremlini tha se presidentët gjithashtu kanë biseduar edhe për përpjekjet për stabilizimin e situatës në Afganistan, si dhe përparimin në negociatat për zëvendësimin e traktatit START për reduktimin e armatimit bërthamor, i cili skadon në 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG