Ndërlidhjet

logo-print

OSBE diskuton propozimin rus të sigurisë



Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të OSBE-së sot e fillojnë samitin dyditor në Athinë, ku mes tjerash do të diskutohet edhe propozimi i Rusisë për një pakt të ri euroatlantik të sigurisë.

Kremlini ka thënë se propozimi i tij synon shkëputje nga trashëgimia e Luftës së Ftohtë dhe krijimin e një arkitekture të re sigurie.

Por, raportet thonë se propozimi rus deri tani nuk ka arritur të fitojë përkrahjen e shumicës së 56 vendeve anëtare të OSBE-së.

SHBA, Britania dhe Franca kanë shprehur dyshime për nevojën e krijimit të një strukture të re ushtarake dhe politike përkrah NATO-s dhe OSBE-së.
XS
SM
MD
LG