Ndërlidhjet

Japonezi Amano në krye të ANEB



Sot e fillon punën drejtori i ri i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Diplomati japonez Jukija Amano e merr drejtimin duke zëvendësuar laureatin e Çmimit Nobel për Paqe Mohamed ElBaradei, i cili shkon në pension pas 12 vjet shërbimi si drejtor i përgjithshëm.

Amano, 62 vjeç, ka specializuar në çarmatimin multilateral bërthamor dhe negociatat e mosproliferimit gjatë dekadave të punës në shërbimin e jashtëm të Japonisë.
XS
SM
MD
LG