Ndërlidhjet

KB e quan diskriminim ndalimin e minareve



Kreu për të drejtat e njeriut i OKB-së, Navi Pilaj, tha se ndalimi i minareve në Zvicër është diskriminues.

Pilaj gjithashtu e dënoi atë që e quajti si fushatë për frikësimin e të huajve, e cila e prodhoi rezultatin "thellësisht përçarës" në referendumin e së dielës.

Rreth 57 % e votuesve zviceranë votuan për ndalimin e ndërtimit të minareve të reja.

Këshilli i Evropës gjithashtu e kritikoi ndalesën, dhe shtroi pyetjen nëse të drejtat themelore të njeriut të mbrojtura nga traktatet ndërkombëtare, duhet të jenë subjekt i votimeve popullore.

Vendet islamike kanë reaguar me zemërim ndaj ndalesës, duke e akuzuar Zvicrën për jotolerancë.

XS
SM
MD
LG