Ndërlidhjet

Iran: Konfirmohet arrestimi i pesë britanikëve


Një këshilltar i lartë i presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, sot ka konfirmuar arrestimin e pesë britanikëve, që me jahtën e tyre lundronin nga Bahreini në Dubai.

Këshilltari Esfandiar Rahim Mashaie, tha se me këtë rast do të merret sistemi i drejtësisë dhe se të arrestuarit do të ballafaqohen me drejtësi “rigoroze”, nëse ata kanë hyrë në Iran me qëllime të këqia.

Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, tha se “ndoshta ata kanë humbur pa qëllim në ujërat iraniane”. Sipas tij, kjo është “thjeshtë çështje konsulare”.
XS
SM
MD
LG